Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Aksident në tunelin e Murrizit/ Disa persona të plagosur transportohen drejt Traumës, bllokohet qarkullimi
                            Një aksident ka ndodhur këtë të hënë brenda tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku raportohet për disa persona të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë nga autoambulancat që mbërritën në vendngjarje. Si pasojë e aksidentit, tuneli është bllokuar plotësisht, duke shkaktuar një varg të gjatë automjetesh në të dyja anët. Për momentin, qarkullimi i mjeteve është devijuar përmes By-pass-it të Murrizit.