Ndërhyrja e Uli Hoeness penalizoi Bayern? Klubi hoqi dorë nga mbrojtësi për 5 mln euro diferencë

Ndërhyrja e Uli Hoeness penalizoi Bayern? Klubi hoqi dorë nga mbrojtësi për 5 mln euro diferencë

21 Prill 2025 17:01 Telesport Problemi numër 1 i Bayern këtë sezon ka qenë mbrojtja. Kjo u duk edhe në përballjet me Interin në Champions League, ku bavarezët shfaqën probleme në repartin defensiv. Upamecano mungoi, por nuk ishte ky shqetësimi kryesor i Bayern. Gjatë sezonit, lojtarë si francezi, Kim, Dier, Stanisic dhe Boey nuk kanë bërë asgjë speciale. Gazeta e qytetit të Mynihut, TZ, shkruan: “Ata nuk janë mbrojtës të klasit botëror. Bayern duhet të tentojë më të mirët në botë”. Verën e kaluar, Bayern ofroi 20 mln euro për Jonathan Tah, me një vit të mbetur në kontratë. Bayer Leverkusen kërkoi 25 mln euro dhe Uli Hoeness refuzoi. Ai bëri një ndërhyrje të minutave të fundit dhe nuk i shkoi nga pas mbrojtësit gjerman....