Vdekja e Papa Françeskut, Rama ndërpret takimin në Kavajë dhe mban një minutë heshtje: Ishte një Papë ndryshe nga të tjerët

Vdekja e Papa Françeskut, Rama ndërpret takimin në Kavajë dhe mban një minutë heshtje: Ishte një Papë ndryshe nga të tjerët

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndërprerë takimin me gratë dhe vajzat socialiste në Kavajë pas lajmit të trisjtueshëm për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Kryeministri e mësoi live lajmin dhe u kërkoi të pranishmëve që të mbanin një minutë heshtje në nderim të Papës. Rama: Më çonte vazhdimitsh mesazhe. Më vjen keq. Ai zgjodhi ta vizitonte Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit që vizitoi pasi u zgjodh Papë. Pas një takimi që patëm së bashku, një takim të paharueshëm. Në Shqipëri kaloi nëj ditë që ai e konsideronte të paharrueshme. Shqipëria nuk ka harmoni fertare, por ka vëllazëri fetare. Ishte një Papë ndryshe nga të tjerët dhe besoj që kam mirëkuptimin tuaj ta nderoj me një minutë heshtje dhe ta mbyllim këtu takimin....