Kthupi i ‘Djathtas për Zhvillim’: Do kërkojmë rinumërimin e çdo vote! Qeveri teknike pas 11 majit

Kthupi i ‘Djathtas për Zhvillim’: Do kërkojmë rinumërimin e çdo vote! Qeveri teknike pas 11 majit

Kandidati për deputet i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’ në qarkun e Durrësit, Rezart Kthupi, është shprehur se nëse preket vota e tyre në 11 maj, do të kërkojnë rinumërimin e të gjitha votave. Komentet Kthupi i bëri gjatë një interviste në ‘Ditari i Fundjavës’ me gazetarin Erion Dushi në A2 CNN, ku paralajmëroi se të gjithë ata që prekin votën e qytetarëve do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit. Ai tha gjithashtu se misioni i subjekteve të vogla politike në këto zgjedhje është që të pamundësojnë që PS dhe PD të arrijnë 71 mandate për ta formuar të vetëm qeverinë. Me pas sipas tij vendi do të kalojë në një qeverisje teknike dhe do të bëhen ndryshimet kushtetuese për kodin zgjedhor “Nëse kam një detyrim,...