Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Kremtohen Pashkët, besimtarët katolikë dhe ortodoksë i drejtohen kishave të vendit
                            Mijëra besimtarë të krishterë në mbarë vendin kremtuan festën e Pashkës, me meshat që u mbajtën në të gjitha kishat ortodokse dhe ato katolike. Në Tiranë, meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Në orën 22:00 nisi kremtimi në Katedralen Katolike “Shën Pali”, ku besimtarët u mblodhën për meshën e Pashkëve, festën më të madhe të kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit. Një orë më vonë, në orën 23:00, kremtimi vazhdoi në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Këtë vit, Pashkët e të gjithë besimtarëve të krishterë përkojnë në të njëjtën ditë.