Kategoria e Parë, nesër akti i fundit sezonal i kampionatit

Kategoria e Parë, nesër akti i fundit sezonal i kampionatit

Nga Nderim Goci Kategoria e parë të dielën, luan ndeshjet e javës së fundit të kampionatit. Natyrshëm vëmendja është përqendruar te dy ndeshjet që do të përcaktojnë, skuadrën që do të shoqërojnë Vorën, sezonin e ardhshëm në Superligë. Kampionët e Vorës do të presin në fushën e tyre, Flamurtarin. Hapi fals dy javë më parë ndaj Besës në fushën e tyre, e bën ndeshjen e nesërme ndaj Vorës, në kufijtë e një finaleje. Një fitore e vlonjatëve i ngjit ata përfundimisht në kampionatin e më të mirëve. Kalendari për skuadrën kavajasve i ka rezervuar një transfertë të lehtë. Tropojanët tashmë të dalë nga kategoria, vështirë të kenë motivin e duhur, për tu bërë pengesë kavajasve, që ëndërrojnë vendin e dytë në renditje. Ndërkohë lufta për...