40-vjeçari që nuk plaket, Ronaldo me tripletë fantastike në miqësore

40-vjeçari që nuk plaket, Ronaldo me tripletë fantastike në miqësore

Al Nassr fitoi 4-0 kundër Rio Ave në një test miqësor të zhvilluar në Portugali. Në këtë takim shkëlqeu Cristiano Ronaldo, 40-vjeçari luzitan që paçka viteve mbi shpinë nuk e tregon këtë gjë në fushë. Gjithçka u hap në minutën e 15-të me golin e Simanak, ndërsa CR7 shënoi në minutën e 44-t pas asistit të Felix. Në fraksionin e dytë Ronaldo gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për arabët në minutën e 63-të, ndërsa “vulosi” gjithçka në minutën e 68-të nga penalltia. Pavarësisht rezultatit dominues, fitorja e Al Nassr mund të kishte qenë edhe më e theksuar, pasi Mane humbi një penallti në minutën e 75-të, duke goditur shtyllën.