4 gola në “Artemio Franchi”, por nuk ka fitues. Juventus mjaftohet me një pikë (video)

4 gola në “Artemio Franchi”, por nuk ka fitues. Juventus mjaftohet me një pikë (video)

Sfida përmbyllëse e javës së 11-të në Serie A, mes Fiorentinës dhe Juventusit është mbyllur në barazim 2-2. Në “Artemio Franchi”, vendasit e nisën në mënyrë të shkëlqyer takimin duke gjetur avantazhin që në minutën e 4-të, me Mateo Pellegrino, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Pote nga goditja e këndit. Bardhezinjtë barazuan shifrat në minutën e 32-të me Nick Woltemade. Gjermani e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë, pas super asistit që mori nga Kolo Muani. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 1-1. Fiorentina e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit me Alieu Njie në minutën e 54-të, i cili shënoi pas një rrëmuje në zonë. Në minutën...