Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Berisha: Barra fiskale për bizneset pas 100 ditëve të para do të jetë më e ulëta në Europë!
Berisha: Barra fiskale për bizneset pas 100 ditëve të para do të jetë më e ulëta në Europë! Gjatë takimit në Berat, kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar edhe pjesë nga programi ekonomik i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Berisha tha se, ne do ulim TVSH-në në 15%. Është e lartë TVSH-ja, i mundon, i vret shqiptarët TVSH-ja. I rëndon. Sot, shqiptarët paguajnë TVSH shumë për të njëjtën shifër, më shumë se italianët, më shumë se gjermanët, sepse absurditeti i taksambledhësve shqiptarë nuk ka fund. “Miq, Berati madhështor e bënë ata të cilët ndërtuan, të cilët prodhuan, ndaj dhe ne, Made in Albania, do të jetë krenari kombëtare. Do bëjmë gjithçka që Berati, Shqipëria, të prodhojnë, të prodhojnë, të prodhojnë. I garantoj biznesmenët e Beratit...