Burimi:
Pcworld.al
Foto © Pcworld.al
Apple lançon iOS 26.2 me përmirësime të Liquid Glass
Apple ka lançuar iOS 26.2 duke sjellë disa veçori të reja dhe përditësime sigurie. Ky përditësim përmban opsionin e kapitujve të gjeneruar automatikisht për episodet në aplikacionin Podcast, një opsion për ta bërë AirDrop më të sigurtë me kode verifikimi dhe alarmet për Reminders. Gjithashtu ka më shumë kontrolle për mënyrën sesi Liquid Glass shfaqet në Lock Screen duke shtuar një slider për të zgjedhur nivelin e transparencës. Së bashku me iOS 26.2 vinë edhe versionet e reja të iPadOS, macOS, watchOS, visionOS dhe tvOS. Çfarë ka të re në iOS 26.2 dhe iPadOS 26.2? Nuk përfaqëson një përditësim madhor por iOS dhe iPadOS 26.2 sjellin disa përmirësime të cilësisë në aplikacionet Apple Music, Podcasts dhe Games. Në Apple Music, tani do të shihni listën...