Mijëra përdorues raportojnë probleme me Spotify

Mijëra përdorues raportojnë probleme me Spotify

Spotify është i padisponueshëm për mijëra përdorues në mbarë botën ndërsa në DownDetector ka më shumë se 10 mijë raportime. Kompania e konfirmoi ndërprerjen përmes një postimi në rrjetin social X në llogarinë Spotify Status. “Jemi në diejni të disa problemeve dhe po përpiqemi ti adresojmë!” Kujtojmë se platforma e muzikës ka më shumë se 713 milionë përdorues në total, ku 281 milionë janë me pagesë sipas të dhënave në tre mujorit të tretë të 2025. Është platforma lider në botë e muzikës ndërsa ofron edhe shërbime të tjera si podcaste, libra audio etj. /PCWorld Albanian