Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Salah fiton më shumë me kalimin e viteve, ja sa janë të ardhurat e sulmuesit
Mohamed Salah po i afrohet fazës së fundit të karrierës së tij, por paradoksalisht, pikërisht në këto vite të vona pritet të përfitojë më shumë financiarisht. Sulmuesi i Liverpoolit, tashmë 33 vjeç, do t’i bashkohet menjëherë Kombëtares së Egjiptit pas ndeshjes Liverpool–Brighton, në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës, e cila do të zhvillohet nga 21 dhjetori deri më 18 janar në Marok. Pas rikthimit nga turneu, e ardhmja e Salah mund të marrë një drejtim të ri. Tre skuadra të Ligës Profesionale Saudite janë futur në garë për nënshkrimin e tij, duke ofruar kontrata marramendëse që mund ta tundin drejt Lindjes së Mesme. Edhe pa një transferim të mundshëm, Salah renditet ndër futbollistët më të pasur në botë. Sipas Forbes, pasuria e tij...