Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Në çfarë ore duhet të hash darkë në dimër për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm?
Me ardhjen e dimrit, ditët bëhen më të shkurtra dhe errësira vjen më herët dhe kjo ndikon edhe në ritmet tona të trupit. Ekspertët thonë se kur jashtë bëhet errësirë më herët, ora biologjike e trupit (ritmi circadian) gjithashtu “ndryshon shpejtësinë”, duke sinjalizuar trupin se është koha për t’u çlodhur dhe për t’u përgatitur për gjumë. Studimet tregojnë se nëse darkoni shumë vonë, për shembull pas orës 21:00, trupi djeg më pak yndyrë dhe sheqeri në gjak mund të rritet më shumë se sa duhet. Gjithashtu, ngrënia vonë dërgon sinjale të kundërta në tru: melatonina (hormoni që nxit gjumin) ju thotë se është koha për të fjetur, por stomaku juaj po përpiqet të tretë ushqimin. Kjo mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit dhe...