Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
E BUJSHME: Ish-ylli i Interit i “shkel” syrin Milanit, për merkaton e janarit
11 Dhjetor 2025 16:10 Telesport Tashmë dihet që Milan do të bëjë me patjetër një përforcim në repartin e sulmit gjatë merkatos së janarit, pasi Santiago Gimenez do të largohet pasi nuk bën pjesë në planet dhe projektin e Max Allegri-t. Ndërkohë, gjithmonë e më shumë po shtohen zërat për një transferim të mundshëm të Mauro Icardit te kuqezinjtë. Gazetari Matteo Moretto raporton se ish-sulmuesi i Interit është hapur për një transferim të rivalët e ish-klubit të tij. Icardi është një ndër emrat që po ndjekin kuqezinjtë. Nëse ndodh transferimi, sigurisht që do të ishte një lëvizje e bujshme, për vëtë e të shkuarën e argjentinasit. Ndërkohë përsa i përket formulës së transferimit, me siguri do të jetë huazim deri në fund të sezonit.