Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Topi i Artë 2025” për femra, ja 4 të nomunuarat kryesore
11 Dhjetor 2025 16:14 Telesport Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet edhe futbollit të vajzave. Trofeu më i rëndësishëm në këtë kategori është “Topi i Artë 2025” që do të diskutohet mes 4 emrave shumë të njohur në futbollin e vajzave. Katër të nominuarat për këtë trofe janë: Arbiona Bajraktari (futbolliste e Vllaznisë), Megi Doçi (kapitene e Vllaznisë), Xhesika Ndoj (futbolliste e Gramshit) dhe Xhulia Xhindole (futbolliste e Apolonisë). Megi Doçi është fituesja në fuqi e këtij trofeu. Cila prej vajzave do të ngrejë lart Topin a Artë 2025? Gjithçka do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit, live në Klan Tv nga ora 20:00.