Milani e ka prioritet rinovimin e “Capitan America”, negociatat mes palëve vazhdojnë

Milani e ka prioritet rinovimin e “Capitan America”, negociatat mes palëve vazhdojnë

11 Dhjetor 2025 14:42 Alfred Lleshi Christian Pulisic, i quajtur “Capitan America”, është prioritet i Milanit për rinovimin e kontratës. Performancat e tij të shkëlqyera e bëjnë të pazëvendësueshëm, edhe klubit i intereson të sigurojë vazhdimësinë e tij afatgjatë. Aktualisht, Pulisic ka kontratë deri më 30 qershor 2027, me opsion rinovimi deri më 2028, por drejtuesit duan të mos përsërisin gabimin e rastit “Maignan” dhe synojnë ta mbyllin marrëveshjen sa më shpejt. Ideja e drejtorit Igli Tare është ta bindë Pulisic që të firmosë deri më 2030. Ndërkohë, lojtari kërkon që paga e tij të rritet nga 4 në 5 milionë euro në sezon, diçka e arsyeshme që klubi është gati ta diskutojë. Pulisic ka treguar gjithmonë kënaqësi për jetën në Busto Arsizio, ku jeton...