Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Punime në rrjetin e ujësjellësit, këto janë zonat që do të preken ditën e nesërme
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Durrësit dhe në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit, si pasojë e stakimit të dy stacioneve kryesore të ujësjellësit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot. Ndërprerja, sipas saj, është e domosdoshme për shkak të remonteve të planifikuara nga OSHEE dhe OST, të cilat do të kryejnë punime teknike në rrjetin e energjisë elektrike. Furnizimi me ujë pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe normalizimit të furnizimit me energji.