Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Librat e saj frymëzuan filmin ikonik, shkrimtarja ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare
Sophie Kinsella, shkrimtarja e librave “Shopaholic”, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Autorja, emri i vërtetë i së cilës ishte Madeleine Sophie Wickham, vuante nga një formë agresive e kancerit në tru me të cilën u diagnostikua në vitin 2022. Familja e saj e dha lajmin përmes një deklarate në rrjetet sociale. “Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të Sophie sonë të dashur (e njohur ndryshe si Maddy, Mami). Ajo ndërroi jetë në paqe, ditët e saj të fundit ishin të mbushura me dashuritë e saj të vërteta: familja, muzika, ngrohtësia, Krishtlindja dhe gëzimi. Ne s’mund ta përfytyrojmë si do të jetë jeta pa rrezatimin dhe dashurinë e saj për jetën. Pavarësisht sëmundjes që ajo e duroi me kurajë të paimagjinueshme, Sophie e...