Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vështirësohet qarkullimi i automjeteve/ Mjegulla e dendur, bllokon aksin Korçë–Pogradec
Mjegulla e dendur që ka përfshirë aksin rrugor Korçë-Pogradec që në orët e para të mëngjesit ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Drejtuesit e mjeteve raportojnë për shikueshmëri të reduktuar, në disa zona deri në disa metra, duke e bërë lëvizjen të rrezikshme. Autoritetet rrugore u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të ulin shpejtësinë dhe të përdorin dritat e mjegullës. Deri tani nuk raportohet për incidente, por patrullat e policisë janë të pranishme përgjatë segmentit për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.