Ra nga kati i tretë në pallatin në ndërtim, punëtori shqiptar në gjendje kritike për jetën

Ra nga kati i tretë në pallatin në ndërtim, punëtori shqiptar në gjendje kritike për jetën

Një 51-vjeçar shqiptar është ndodhet në spital në gjendje kritike pas një aksidenti në punë ditën e djeshme në një kantier ndërtimi në rrugën Ellinos Stratiotou në Patra. Sipas informacioneve, shqiptari dyshohet se ka rënë nga kati i tretë në një bosht të zbrazët ashensori, duke marrë lëndime të rënda. Ai u transportua me ambulancë në Spitalin Universitar të Patrës, ku po trajtohet i intubuar në repartin e kujdesit intensiv. Policia arrestoi mbikëqyrësin e projektit, i cili më pas u lirua.