Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Këlliçi: PD merr pjesë në procesin për Avokatin e Popullit vetëm nëse hiqet emri i Endri Shabanit
Procesi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është përfshirë nga tensione të larta politike, teksa Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën socialiste për një skenar të paracaktuar dhe ka ndërmarrë një hap drastik duke tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidatët. Nga foltorja e Kuvendit, deputet i opozitës Belind Këlliçi deklaroi se, PD ka tërhequr firmat e saj për të 26 kandidaturat në garë, duke e cilësuar procesin një “farsë”. Sipas tij, mazhoranca po zbaton një plan për të zgjedhur kandidatin e saj të preferuar, Endri Shabani, të cilin e quajti “lepuri i Surelit” i këtij procesi. “Heqjen e të gjitha firmave të deputetëve të Partisë Demokratike për të gjitha kandidaturat që janë paraqitur para Komisionit të Ligjeve për të garuar për pozicionin e Avokatit...