Dështimi i bujshëm i Barcelonës rilind në… Brazil

Dështimi i bujshëm i Barcelonës rilind në… Brazil

Në vitin 2024, më saktë në merkaton e janarit, Barcelona fitoi garën me disa ekipe rivale dhe ia doli të transferonte Vitor Roque nga Athletico Paranaense. Braziliani, 18 vjeç në atë kohë, qëndroi edhe 6 muaj të tjera në Brazil dhe më pas veshi zyrtarisht fanellën e Barcelonës në verë. Në sezonin e tij të parë te Barcelona, nuk mori asnjëherë besimin që i nevojitej dhe filloi të “vyshkej” në stol. Më pas pati një periudhë huazimi te Betis, ku nuk është se shkëlqeu as aty. Barça përfundimisht e shiti atë te Palmeiras për 25.5 milionë euro plus bonuse. Ky vendim ia ndryshoi fatin djaloshit brazilian. Vetëm një vit pasi u largua nga Europa nga dera e pasme, Vitor Roque është shfaqur përsëri si një...