Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kriza te Vllaznia/ Shifrat shqetësuese “alarmojnë” shkodranët
Vllaznia po kalon periudhën më të vështirë që nga starti i kampionatit, ndryshe nga faza e parë kur konsiderohej skuadra me lojën më të mirë në Superiore dhe pretendentja kryesore për titull. Performanca e dobët e javëve të fundit e ka larguar ekipin nga imazhi i një skuadre dominuese. Në pesë ndeshjet e fundit, shkodranët kanë marrë vetëm 5 pikë, me një fitore, dy barazime dhe dy humbje. Gjatë kësaj periudhe kanë realizuar vetëm dy gola dhe kanë pësuar tre, ndërsa në tre sfidat e fundit nuk kanë shënuar asnjë gol. Seria negative i ka zbritur në vendin e katërt, me 25 pikë pas 15 javësh. Aktualisht ato ndjekin kreun me katër pikë diferencë nga Elbasani. Situata kërkon reagim të menjëhershëm për të mos humbur...