No Image Available

“Open stage”, dita e 3-të! Bulku jep lajmin e mirë: Kemi pjesëmarrje nga e gjithë bota

Seleksionimet e futbollistëve të rinj shqiptarë që jetojnë jashtë vendit vijuan këtë të mërkurë me ditën e tretë në “Shtëpinë e Futbollit”. Pjesëmarrës në këtë seleksionim ishin rreth 100 futbollistë të vitlindjes 2010, të cilët u vëzhguan nga afër nga të gjithë trajnerët e moshave të ekipeve Kombëtare së bashku me stafet e tyre përkatëse si edhe stafi i Drejtorisë Teknike. Këto seleksionime po i ndjek nga afër edhe zëvendës-trajneri i ekipit kombëtar A, Ervin Bulku. Në një prononcim për fshf.org, trajneri Bulku vlerëson pjesëmarrjen e futbollistëve të vegjël nga e gjithë bota si mjaft të kënaqshme ndërsa nënvizon edhe rëndësinë e këtyre ditëve seleksionimi. “Sot është dita e tretë e seleksionimeve. Duke e marrë nga dita e parë dhe deri më sot, kemi një...