Dritëro Agolli: Kujdes me fjalën!

Dritëro Agolli: Kujdes me fjalën!

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantëKujdes me fjalën dhe ti zotëriPushteti i fjalës është i veçantëGatuan male dhe kakërdhi.Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltëPikojnë çezma me helm të ziKujdes me fjalën zonjëz me çantëKujdes me fjalën dhe ti zotëri!Nga fjala humbën Judë e PilatëStrategë e mbretër me mbretëriKujdes me fjalën zonjëz me çantëKujdes me fjalën dhe ti zotëri!Kur fjala nxiret nga buzët jashtëSi dallëndyshja s’vjen në shtëpiKujdes me fjalën zonjëz me çantëKujdes me fjalën dhe ti zotëri!Unë fjalën vetë e shtroj në kartëDhe brenda syve se ç’është e di…Kujdes me fjalën zonjëz me çantëKujdes me fjalën dhe ti zotëri! ObserverKult —————— Lexo edhe: Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit: Si më vëzhgonin njerëzit e Sigurimit Publikohet një histori e rrallë të shkrimtarit të njohur, Dritëro...