Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Në Shtëpinë e Futbollit/ Hysaj komenton shortin e Shqipërisë në play-off. Ardit Gjebrea për FSHF Tv: Do të jetë një mbrëmje e artë
U transmetua pasditen e sotme puntata e 10-të e emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, një program i prodhuar nga FSHF Tv. Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në këtë episod ishin specialisti i futbollit, i përhershëm në studio, Florian Riza, përgjegjësi i eventeve në FSHF, Tritan Kokona dhe gazetari sportiv, Jurgen Zela. Në pjesën e parë të emisionit u analizuan gjerësisht paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares gjatë fundjavës me klubet e tyre respektive. Po ashtu, u transmetua edhe një intervistë ekskluzive me Elseid Hysaj, i cili komentoi shortin e Shqipërisë në fazën play-off të Botërorit 2026. Pjesa e dytë e emisionit iu kushtua mbrëmjes gala “Topi i Artë”, që do të zhvillohet të hënën e 15 dhjetorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit....