Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gara për drejtimin e SPAK kulmon të enjten: Diplomacia në sallë, gazetarët jashtë dyerve
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë në mbledhjen e nesërme (11 dhjetor), kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesit aktual, Altin Dumani, i mbaron mandati trevjeçar më 16 dhjetor. Në garë janë Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj. Në garë janë 4 kandidatë të kualifikuar në fazat paraprake dhe që do i nënshtrohen garës në KLP, ku në fund do votohet për fituesin, i cili del edhe me një votë më shumë, pra nuk ka votim të cilësuar. Në kuadër të mbledhjes së nesërme, KLP ka lëshuar një njoftim zyrtar, ku bën me dije se diskutimi dhe votimi do jenë pa praninë e medias. Shkak është salla e vogël dhe numri i madh i konfirmuar i pjesëmarrjes së përfaqësuesve...