Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Merr fund pritja, Zhegrova titullar te Juventusi! E konfirmon Spaleti: Ai e meriton
Pritjes së Zhegrovës i erdhi fundi. Lojtari shqiptar do të luajë për herë të parë si titullar me fanellën e Juventusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spaleti. Trajneri i bardhezinjve ka njoftuar në konferencë për shtyp se Edon Zhegrova do të luajë nga minuta e parë kundër Pafosi në Ligën e Kampionëve. Spaleti pranon se forma e lojtarit nga Kosova nuk është më e mira e mundshme, por thekson se ai e meriton të jetë pjesë e 11-shes. “Diçka do të ndryshojë. Mund të them një gjë mjaft të rëndësishme, Zhegrova do të fillojë si titullar. Ai gjithashtu mungoi në stërvitje javën e kaluar. Nëse i bën testet, ai nuk është në formë të mirë, kështu që edhe arsyetimi bëhet në dy mënyra....