Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar alarmin lidhur me krizën demografike në vend, duke e cilësuar shpopullimin masiv si “goditjen më të rëndë ekzistenciale” që kombi shqiptar ka përjetuar ndonjëherë. Sipas Berishës, në 10 vitet e fundit Shqipëria ka hyrë në një fazë dramatike rënieje demografike, të paprecedentë në historinë moderne të vendit. Ai theksoi se lindshmëria aktuale është e barabartë me atë të 100 viteve më parë, kur vendi kishte rreth 700 mijë banorë. Berisha akuzoi qeverinë për atë që e quajti “gjenocid të heshtur”, duke iu referuar nenit 3 të Konventës së OKB-së, që përfshin krijimin e kushteve që detyrojnë largimin e popullsisë nga vendi i tyre. “Kurrë nuk është regjistruar një katastrofë e tillë demografike si ajo e viteve 2014–2024. Largimet masive dhe...