“Shqipëria korridor zhvillimi”, Rama: Vendi është gati për investime të cilësisë së lartë dhe afatgjata

“Shqipëria korridor zhvillimi”, Rama: Vendi është gati për investime të cilësisë së lartë dhe afatgjata

Shqipëria po kthehet në një korridor zhvillimi në të gjithë sektorët, prandaj dhe kjo është koha e duhur për investime të huaja. I pranishëm në “Forumin Ekonomik të Tiranës”, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje sipërmarrësve të huaj që zhvillojnë idetë e tyre në vendin tonë, pasi sipas tij kjo është koha e duhur. “Ne po e kthejmë vendin tonë në një korridor zhvillimi nga veriu në jug, aeroporte dhe porte të reja po ngrihen. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër dhe dua të përfitoj nga kjo mundësi që më jepet këtu sot që gjithashtu të them edhe disa fjalë për investitorët. Ata duhet të kuptojnë të gjithë se momenti është tani, dhe Shqipëria është gati për investime të cilësisë së lartë dhe afatgjata....