Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Hamilton: Do të jetë një dimër vetmie, do të hedh celularin në kosh dhe s’do të flas me askënd
Në fund të garës së Abu Dhabi, ku ai bëri një rikthim të fortë nga vendi i gjashtëmbëdhjetë në të tetin, Lewis Hamilton foli hapur në radio dhe falënderoi ekipin pavarësisht një sezoni të vështirë të parë me Ferrari në Formula 1. “Ka qenë një sezon i gjatë, djema. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit për mirësinë tuaj. Jam mirënjohës për gjithë punën e palodhur. Gjithmonë do të luftoj për ju, djema. Gjithmonë. Faleminderit“, tha 7 herë kampioni i botës. Hamilton vetë e quajti këtë “sezonin më të vështirë të karrierës së tij”. Falënderimi pas garës së fundit sezonale u shqiptua në italisht, një shenjë e dëshirës së tij për t’u afruar gjithnjë e më shumë me ekipin. Por çfarë do të bëjë Lewis tani? Hamilton ka...