Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Joni Keta merr drejtimin e BKH, KLP miraton me 11 vota propozimin e SPAK, procesi i votimit u monitorua nga SHBA-BE
Kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është zgjedhur Joni Keta. Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) me 11 vota pro dhe asnjë kundër (vota unanime), ndërsa Keta do të drejtojë për 5 vite atë që njihet si “FBI” shqiptare. Keta mbante postin e zv/drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues, pas një procesi që zgjati disa javë ku fillimisht morën pjesë 13 kandidatë dhe më pas në fazën finale mbetën 7 kandidatë. Në këtë fazë në garë mbetën kandidatët: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Mbledhja e djeshme e KLP-së është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe ata të BE-së, që konsiderohen si partnerët kryesorë të...