Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bie në prangat e policisë shoferi/ Gjatë kontrollit i gjenden drogë, bizhuteri dhe armë, sekuestrohen edhe 29 mijë euro
Një 42-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë në portin e Durrësit. I arrestuari është identifikuar si Dritan Ferrunaj. Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe 29 mijë euro. Njoftimi i policisë: Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe vlerave monetare, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Full scan”. Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore,...