Telashe të tjera për Inter pas humbjes në Champions, dy dëmtime mbajnë në ankth trajnerin Chivu

Telashe të tjera për Inter pas humbjes në Champions, dy dëmtime mbajnë në ankth trajnerin Chivu

10 Dhjetor 2025 9:55 Telesport Ndeshja e mesfushorit turk Hakan Calhanoglu dhe mbrojtësit Francesco Acerbi kundër Liverpool në Champions League zgjati më pak se pjesa e parë (“reds” fituan 1-0 në San Siro). Mesfushori i Inter u largua pas vetëm 11 minutash lojë për shkak të një tendosjeje të muskulit aduktor të djathtë dhe u zëvendësua nga Zielinski. Një dëmtim që prishi jo pak planet e trajnerit Christrian Chivu. Ndërsa mbrojtësi italian Acerbi pësoi një dëmtim rreth minutës së 30-të. Ai pati një tendosje të muskulit fleksor të kofshës së djathtë dhe u zëvendësua nga Bisseck. Të dy lojtarët do të vlerësohen në ditët në vijim, por janë në dyshim për ndeshjen e së dielës ndaj Genoa në kampionat. Madje ata rrezikojnë të mos luajnë...