Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Chivu u mund nga një penallti: Arbitri ishte i pozicionuar mirë, duhet t’i luftojmë padrejtësitë
10 Dhjetor 2025 8:04 Alfred Lleshi Interi humbi me penallti në shtëpi ndaj Liverpool-it, në xhiron e gjashtë të Champions League, por trajneri Chivu i shmangu polemikat: “Për mënyrën si shkoi ndeshja, barazimi do të ishte i drejtë. Në fillim vuajtëm presionin e tyre, pastaj gjetëm çelësin dhe lëvizjet e duhura. Dy zëvendësimet e detyruara (Calhanoglu dhe Acerbi jashtë për shkak dëmtimi) e kushtëzuan ekipin në momentin kyç.“Pastaj erdhi një episod në fund, i dyti në dy xhirot e fundit të Champions-it, dhe nuk morëm dot asgjë. U përpoqëm deri në fund, patëm guxim, por duhej më shumë qartësi përpara”. Për penalltinë: “I komentoj pak vendimet arbitrare. Arbitri e kishte interpretuar mirë ndeshjen; më pas ndërhyn VAR-i dhe duhen kuptuar dinamikat. Duhet pranuar vendimi dhe t’i...