Spalletti pranon përgjegjësitë: Ndaj Napolit e dëmtova ekipin tim, Yildiz mund të përmirësohet

Spalletti pranon përgjegjësitë: Ndaj Napolit e dëmtova ekipin tim, Yildiz mund të përmirësohet

10 Dhjetor 2025 8:10 Alfred Lleshi Pas humbjes ndaj Napolit, bardhezinjtë rikthehen në Champions League. Në Torino vjen Pafos dhe fitorja është e detyrueshme. Luciano Spalletti paralajmëroi: “Pafos është skuadër e fortë, shumë e rrezikshme në sulm. Duhet të mos pësojmë nga kundërsulmet”. Bremer dhe Rugani janë të grumbulluar dhe do të jenë në stol. Duke u kthyer te ndeshja e “Maradona”, trajneri pranoi përgjegjësitë: “Nuk e vura ekipin në kushtet më të mira, përkundrazi e dëmtova atë”. Për vështirësitë në sulm: “Numrat nuk janë ata që duam, por shoh përmirësime. Gjëja thelbësore është t’i përsërisim rastet sa më shpesh”. Për Yildiz: “Ka një potencial të madh që ende nuk është parë. Ka marzhe përmirësimi të jashtëzakonshme, mund të bëhet super lojtar”. Spalletti theksoi edhe besimin...