Guardiola “ngushëllon” Alonso: Drejton një klub që është i vështirë për shkak të mjedisit

Guardiola “ngushëllon” Alonso: Drejton një klub që është i vështirë për shkak të mjedisit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka befasuar me deklaratën e tij pak orë para ndeshjes që do të luajë ndaj Real Madrid në Champions League. “Nëse do ta lija Real Madrid të luante siç e lashë Manchester City të luante vitin e kaluar, do të më kishin shkarkuar pas gjashtë muajsh“, tha trajneri Guardiola. Një koment ky për situatën e vështirë me të cilën përballet kolegu i tij Xabi Alonso te Real Madrid. Asnjë provokim, por thjesht një mënyrë për të “ngushëlluar” bashkëkombësin e tij. Në prag të ndeshjes së madhe, Guardiola vuri në dukje se nëse flitet për shkarkimin e mundshëm të Xabi Alonso te “los blancos” kjo është vetëm sepse ai po stërvit në “vendin më të komplikuar në botë”. Trajneri katalanas...