Shqipëria me short të vështirë në transfertën polake, Kosova në transfertë por ka shanse me Sllovakinë

Shqipëria me short të vështirë në transfertën polake, Kosova në transfertë por ka shanse me Sllovakinë

Adriatik BALLA Shqipëria ka një kontigjent lojtarësh cilësorë që luajnë në kampionatet elitare europiane. Ata janë titullarë me skuadrat e tyre dhe një pjesë janë edhe liderë në klubet e tyre, duke qenë kështu në formë të mirë dhe të motivuar për të dhënë më të mirën edhe në radhët e përfaqësueses. Siç dihet, Shqipëria doli e dyta në grupin K eliminator dhe sipas rregullores dhe formatit që ka FIFA për Botërorin, mori të drejtën të luajë në “play-off”. Ndeshjet janë programuar të luhen në fund të muajit mars. Për këtë u hodh edhe shorti, ku siç dihet Shqipërisë i ra të luajë me Poloninë. Nëse e kalon përfaqësuesen polake, pak ditë më vonë, saktësisht në fund të marsit, do të luajë me fituesin e...