Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Blake Lively dhe Justin Baldoni! Caktohet një datë e re për gjyqin e dy aktorëve
Një datë e re është caktuar për gjyqin e Blake Lively dhe Justin Baldoni. Padia e aktores fillimisht ishte planifikuar të fillonte më 9 mars 2026, por është shtyrë për në 18 maj. Gjykatësi Lewis J. Lyman e bëri njoftimin gjatë një seance dëgjimore pas përfundimit të procesit të shkëmbimit të provave të martën, më 9 dhjetor, duke shpjeguar se ai ka dy gjyqe penale dhe se “sado e rëndësishme të jetë kjo çështje, ato kanë përparësi”. Ai gjithashtu u bëri thirrje të dyja palëve të kontaktojnë një gjyqtar paqeje për të diskutuar një zgjidhje të mundshme. Grindja midis dy aktoreve filloi në dhjetor 2024, kur Blake Lively ngriti një padi kundër Justin Baldonit, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual, sjellje hakmarrëse dhe shkaktim...