Gjimshiti triumfon ndaj Çelsit në arenën e kampionëve, Liverpulit i mjafton një penallti për të mposhtur Interin

Gjimshiti triumfon ndaj Çelsit në arenën e kampionëve, Liverpulit i mjafton një penallti për të mposhtur Interin

Atalanta ka qenë befasia e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve. Gjimshiti me shokë arritën që të mposhtnin Çelsin në Bergamo. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të italianëve. Zhoao Pedro shënoi gol në minutën e 25, por Skamaka në të 55-n dhe De Keteleare në minutën e 83-të përmbysën shifrat për Atalantën. Ndërkohë, shumë pranë Bergamos, në “Xhuzepe Meaxa”, Interi ka dalë i mposhtur nga fusha e lojës. Tre pikët këtë mbrëmje shkuan për Liverpulin, që fitoi me rezultatin minimal 0-1. Të kuqve i mjaftoi një penallti në minutën e 86 të takimit, e cila u shndërrua në gol nga Zobozlai./Sport Ekspres/