Labinoti pretendon se i siguroi fitoren Stresit, reagon reperi

Labinoti pretendon se i siguroi fitoren Stresit, reagon reperi

Big Brother VIP Kosova është ndezur sërish nga debatet që po rikthejnë në qendër të vëmendjes histori të vjetra dhe deklarata të ndjeshme. Në një bisedë të fundit me Fjollën, Labinot Rexha hodhi një pretendim të fortë: se ai dhe rrethi i tij shoqëror kanë qenë faktori kryesor që i sollën fitoren Stresit në edicionin e parë. Deklarata u përhap me shpejtësi, ndërsa fituesi i parë i formatit, Arkimed Lushaj nuk ka qëndruar në heshtje, duke reaguar per Prive. “Unë u jam mirënjohës gjithë njerëzve gjithmonë, veç mosmirënjohës nuk kam qenë kurrë… por qenka Labinoti ai që paskam harruar ta falenderoj,” tha ai mes të qeshurave. Megjithatë, fituesi i parë nuk e la reagimin vetëm në ton ironik. Ai shtoi: “Aty është lojë dhe ai...