Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Barcelona e nis vrullshëm pjesën e dytë, një mbrojtës nderon katalanasit. Efekti Rashford ndihet direkt (video)
9 Dhjetor 2025 22:20 Telesport Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në “Camp Nou” ndaj Eintracht Frankfurt, duke përmbysur shifrat me dy gola të shpejtë. Katalanasit kanë barazuar fillimisht shifrat me Jules Kounde në minutën e 50-të. Francezi shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Marcus Rashford, i sapofutur në fushë në vend të Fermin Lopez. Tre minuta më pas, sërish Jules Kounde shënon me kokë, këtë herë pas krosimit të Lamine Yamal. Kujtojmë që pjesa e parë u mbyll 0-1 për gjermanët. Të cilët gjetën avantazhin pas një kundërsulmi perfekt dhe asistit të marrë nga Nathaniel Brown, sulmuesi 23-vjeçar, Ansgar Knauff, pasi depërtoi bukur në zonë, u tregua më i shpejtë se mbrojtësit katalanas dhe dërgon...