Atalanta bën surprizën e madhe, përmbysje spektakolare ndaj Chelsea-s. Lumë golash në Holandë dhe Belgjikë, festojnë Atletico dhe Marseille

Atalanta bën surprizën e madhe, përmbysje spektakolare ndaj Chelsea-s. Lumë golash në Holandë dhe Belgjikë, festojnë Atletico dhe Marseille

9 Dhjetor 2025 22:53 Telesport Atalanta bën surprizën duke fituar me përmbysje 2-1 ndaj Chelsea. Për “Blutë” shënoi Joao Pedro, goli i parë për të në Champions League. Braziliani shënoi pas asistit të marrë nga kapiteni Reece James. Arbitri fillimisht e anulloi duke dyshuar për pozicion jashtë loje, ndërhyn VAR, goli quhet i rregullt. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për londinezët. Atalanta përmbysë shifrat në pjesën e dytë me golat e Gianluca Scamacca 55′ dhe Charles De Ketelaere 83′. Në Eindhoven, PSV edhe pse gjeti e para avantazhin me Guus Til në minutën e 10-të, Atletico Madrid bëri përmbysjen e madhe dhe fitoi me shifrat 2-3. Golat për “Colchoneros” u shënuan nga Julian Alvarez 37′, David Hancko 52′ dhe Alexander Sorloth 56′. Për holandezët ngushtoi...