Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Një francez nderon Barcelonën. Liverpool del me 3 pikë të arta nga “San Siro”, falë një penalltie (video)
Kanë përfunduar sfidat e mbrëmjes së sotme për javën e gjashtë në Champions League. Në “Camp Nou”, Barcelona fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për gjermanët. Të cilët gjetën avantazhin pas një kundërsulmi perfekt dhe asistit të marrë nga Nathaniel Brown, sulmuesi 23-vjeçar, Ansgar Knauff, pasi depërtoi bukur në zonë, u tregua më i shpejtë se mbrojtësit katalanas dhe dërgon topin në rrjetë. Barcelona e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në “Camp Nou” ndaj Eintracht Frankfurt, duke përmbysur shifrat me dy gola të shpejtë. Katalanasit kanë barazuar fillimisht shifrat me Jules Kounde në minutën e 50-të. Francezi shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Marcus Rashford, i sapofutur në fushë në vend...