Jo vetëm Paris Saint Germain, Al Khelaifi blen edhe një klub futbolli në Belgjikë

Jo vetëm Paris Saint Germain, Al Khelaifi blen edhe një klub futbolli në Belgjikë

Përpara dy javësh gjatë një komunikimi me median, Luis Campos nuk e përjashtoi mundësinë që Paris Saint Germain të studionte modelin e shumëpronësisë. Këtë të martë, Qatar Sports Investments, pronari i kampionëve në fuqi të Evropës që nga viti 2011 formalizoi blerjen e KAS Eupen, klub i divizionit të dytë në futbollin belg. Ky është klubi i tretë ku QSI bëhet aksioner pas blerjes së plotë të PSG në 2011 dhe 21% të aksioneve të Sporting Club të Bragës. Objektivi është krijimi i një skuadre kompetitive në Belgjikë dhe dhënies së mundësisë për KAS Eupen që gjendet në vendin e 7 në Divizionin e Dytë, të kthehet në elitën e futbollit belg Në vitin 2012, klubi belg u shit te Aspire Zone Foundation (Aspire),  selia...