45′ e para: Surpriza vjen nga “Camp Nou”, festa e Liverpool shkon dëm. Chelsea dhe Tottenham “ok”

45′ e para: Surpriza vjen nga “Camp Nou”, festa e Liverpool shkon dëm. Chelsea dhe Tottenham “ok”

Kanë përfunduar pjesët e para të takimeve të mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për javën e gjashtë. Në Bergamo, Chelsea është duke fituar 0-1 ndaj Atalantës, pas golit të Joao Pedro në minutën e 25-të. Braziliani shënoi pas asistit të marrë nga kapiteni Reece James. Arbitri fillimisht e anulloi duke dyshuar për pozicion jashtë loje, ndërhyn VAR, goli quhet i rregullt. Surpriza vjen nga “Camp Nou”, aty ku Barcelona po mundet 0-1 nga Eintracht Frankfurt. Pas një kundërsulmi perfekt dhe asistit të marrë nga Nathaniel Broën, sulmuesi 23-vjeçar, Ansgar Knauff, pasi depërtoi bukur në zonë, u tregua më i shpejtë se mbrojtësit katalanas dhe dërgon topin në rrjetë në minutën e 21-të, duke përfituar dhe nga një zënie në befasi e mbrojtjes katalanase. Në...