Pensionet, shqetësimi kryesor i shqiptarëve: Të kënaqur me ekonominë, por të pasigurt financiarisht

Pensionet, shqetësimi kryesor i shqiptarëve: Të kënaqur me ekonominë, por të pasigurt financiarisht

Në të gjithë rajonin, shqiptarët janë më të kënaqurit me ekonominë e tyre. Sipas një raporti të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), gati 31% e shqiptarëve të pyetur shprehen se janë shumë të kënaqur, ndjekur nga Kosova me 29%, ndërsa serbët dhe boshnjakët kanë nivelin më të ulët të kënaqësisë ndaj ekonomisë së tyre. Pas një rritjeje të ndjeshme të pakënaqësisë në vitin 2022, numri i qytetarëve të pakënaqur me ekonominë rezulton të ketë rënë në 44.7% nga 58% që ishte më parë. Në 2025, shqetësimet më të mëdha në të gjithë Ballkanin Perëndimor lidhen me kushtet ekonomike, duke nisur në radhë të parë me koston e lartë të jetesës dhe inflacionin, pasuar nga shqetësimet mbi pagat, pensionet dhe nivelet e taksave, të cilat ushtrojnë...