Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit
Foltorja e kësaj të hëne e Partisë Demokratike përkoi me Ditën Kombëtare të Rinisë. Në fjalën e tij adresuar mbështetësve para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa solli në vëmendjen lëvizjen studentore të dhjetorit të 35 viteve më parë, e cilësoi vendin ku u mblodhën si sheshin e lirisë. Ai vlerësoi studentët e dhjetorit 1990 dhe rolin e tyre historik në rrëzimin e diktaturës. “Përshëndetjet më të përzemërta ju, qytetareve dhe qytetarëve të pranishëm sonte në këtë shesh, sheshin e lirisë. Një përshëndetje dhe nderimin më të madh studenteve dhe studentëve të dhjetorit 1990, që të prirë nga tribuni legjendar i kombit, nga studenti Azem Hajdari, ndanë epokat, përmbysën epokën e shtypjes më të egër, shpërfytyrimit më të madh të shqiptarëve dhe çelën...