Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Alonso drejt shkarkimit, tre kandidatë për stolin e Realit
Te Real Madrid është krijuar një klimë tensioni pas humbjes 2-0 ndaj Celta Vigos në kampionat. Rezultati negativ ka shkaktuar reagime të forta brenda klubit madrilen, ndërsa drejtuesit kanë qëndruar në “Santiago Bernabéu” deri vonë për të diskutuar mbi situatën dhe të ardhmen e trajnerit Xabi Alonso. Sipas mediave spanjolle, ndeshja e së mërkurës në Ligën e Kampioneve kundër Manchester City do të përcaktojë të ardhmen e tij në pankinën madrilene. Humbja ndaj Celta Vigos nuk ka qenë vetëm çështje rezultati, por edhe paraqitjeje. Drejtuesit e klubit janë shprehur të pakënaqur me mënyrën se si skuadra reagoi gjatë ndeshjes, duke e konsideruar mungesën e organizimit dhe ritmit si shqetësime të qarta për vazhdimësinë e sezonit. Për këtë arsye, Alonso ka marrë një ultimatum të drejtpërdrejtë,...