Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Humbje e madhe, trajneri: Gabimet na kushtuan ndeshjen
Pas humbjes ndaj Kalajrit, trajneri Gasperini pranoi se episodi i kartonit të kuq ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe e vuri ekipin në vështirësi. Ai theksoi se loja me dhjetë lojtarë u kthye në një betejë fizike, ku Roma nuk mundi të krijonte mjaftueshëm dhe u ndëshkua nga gabimet individuale. Sipas tij, skuadra arriti të shmangte rreziqet për një kohë të gjatë, por me mungesë numerike ishte e vështirë të ndërtohej lojë. Gasperini pranoi se gabimet si te kartoni i kuq dhe te goli vendosën fatin e sfidës. Trajneri vlerësoi angazhimin e lojtarëve, por nënvizoi se duhej bërë më shumë në aspektin teknik, sidomos përballë lojës me topa të gjatë të Kalajrit. Ai theksoi se në pjesën e parë skuadra mund të kishte bërë më mirë,...